Dy të vdekur dhe 179 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(02.01.2022 19:17:10)

Dy pacientë kanë vdekur nga Cornavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se janë shënuar 179 raste të tjera.

Ndërsa, janë shëruar 213 qytetarë.
Në spitalet COVID në Shqipëri janë duke u trajtuar 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar./Shqip.com