Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë
Publikuar:
(09.11.2021 21:15:08)

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç).
Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Siç ka bërë të ditur ajo, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkohë njësiti i trafikut po merret me rastin.
Përmes platformës eKosova, qytetarët mund ta dinë saktë nëse kanë ose jo ndonjë gjobë në trafik.
Duke i shkruar të dhënat personale, secili qytetar do të ketë qasje në uebfaqe.