Dy sportistë të Kombëtares së Polonisë në MMA goditen me thikë në Beograd
Publikuar:
(16.02.2023 17:18:41)

Mediat serbe raportojnë se lojtarët e kombëtares polake të MMA janë sulmuar nga pesë huliganë në Beograd dhe janë të plagosur rëndë, shkruasn Shqip.com.
Luftëtarët e MMA Brajan Przysiwek dhe Mikolaj Andrzejczak u goditën me thikë të mërkurën mbrëma në Beograd
Kombëtarja polake ndodhen në kryeqytetin e Serbisë, ku po zhvillohet kampionati botëror i MMA-s amator, por nw vend të rubrikave sportive, emrat e tyre mbushin rubrikën e kronikës së zezë.
Nga dyshja e përmendur, më keq rezultoi Przysiwek, për jetën e të cilit mjekët ende po luftojnë për shkak se sulmuesit e goditën me thikë në brinjë.
/Shqip.com