Dy shpresat e Superligës – debutuan me Përfaqësuesen e Kosovës
Publikuar:
(27.09.2022 22:59:12)

U inkuadruan në minutën e 89-të.
Fanellën nuk e djeristën shumë, por fakti që zbarkuan në fushën e gjelbër me Përfaqësuesen së Kosovës – ka peshë të madhe.
Dyshja e Superligës – Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi kanë debutuar me Dardanët – duke dhënë sinjale që selektori, Alain Giresse i ka në planet e së ardhmes.
Emërllahu – është vetëm 19 vjeçar dhe luan për Ballkanin, teksa, Krasniqi – tre vite më i vjetër është pjesë e Llapit.
Në bankën rezervë ishte edhe Lumbardh Dellova(nga FC Ballkani) por nuk u inkuadrua fare.
Sa i përket takimit, Kosova triumfoi me rezultat 5-1 dhe e mbylli këtë kampanjë – në vendin e dytë – me nëntë pikë të grumbulluara./Shqip.com