Dy satelitë janë gati për tu lëshuar në hapësirë për Shqipërinë

Satelitët Albania 1 dhe Albania dy janë gati të lëshohen në hapësirën Kennedy Space Center në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se këta satelitë do ta monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë.
“GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2”, shkroi Rama.
Sipas Ramës, Shqipëria do të ketë përdorim të këtyre satelitëve për përpunimin e Informacionit Gjeohapsinorë
“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private”.
Rama tha se puna e këtyre instiucioneve, subjekteve publike ose private lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë.
/Shqip.com