Dy raste të reja me falsifikim parash, një i arrestuar

Dy raste të falsifikimit të parave kanë ndodhur në komunën e Prishtinës dhe atë të Obiliqit ndërsa një person është arrestuar.
Të dyja rastet kanë ndodhur të dielën, më 20 mars.
Raporti i Policisë njofton se i arrestuari në Obiliq, “mashkull kosovar, pas furnizimit me karburant në një pompë derivatesh, ka bërë pagesën me monedha metalike, (30×2€, 5×1€, 1×1€, dhe 4×0,50€) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Personi i dytë i dyshuar, në komunën e Prishtinës, u raportua se kishte bërë pagesë me kartmonedhë 100 euro e që dyshohet se ishte e falsifikuar.
Më pas, forcat e rendit kishin marrë kartmonedhën për ekzaminim, po ashtu duke e informuar rastin tek prokurori.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin, njoftoi Policia e Kosovës. /Shqip.com