Dy raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Publikuar:
(17.05.2023 08:44:10)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në vend, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19.
Sipas IKShPK-së, gjatë 24 orëve janë shëruar pesë pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive vazhdon të jetë 16.
Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273 mijë e 921 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 270 mijë e 689 pacientë, teksa kanë vdekur 3 mijë e 216 njerëz.
/Shqip.com