Rozë

“Dy qika për shpi”, Loredana dhe Dhurata ”djegin” Gjilanin

Dhurata Dora dhe Loredana

Reperja nga Ferizaji, Loredana Zefi dhe Dhurata Dora kanë performuar mbrëmë në njërin nga clubet e Gjilanit.

Atmosfera e krijuar nga pamjet që kanë publikuar artistët duket që e kanë shijuar koncertin më numër të stërmbushur të fansave.

Por ajo çka është befasuese është raporti që artistet kanë krijuar më njëra-tjetrën.

Ato shihen shumë të afërta njëra-tjetrën, ku edhe mbi një fotografi Loredana ka shkruar ”Qika për shpi”.

Nuk kanë munguar edhe fotografi të postuar nga Dhurata që i ka shoqëruar me zemër.

Artistët janë shumë të kërkuara këtë verë për mbrëmje  muzikore, dhe kjo tregon më se miri në datat që kanë publikuar./SHQIP.com