Dy persona të armatosur grabitën një pompë derivatesh në Komoran

Dy persona të armatosur kanë grabitur një pompë derivatesh në Komoran.
Grabitja e armatosur raportohet të ketë ndodhur në orët e hershme të së hënës.
Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 03:40. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të armatosur. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Grabitje e njëjtë kishte ndodhur edhe në fshatin Piranë të Prizrenit.
Dy punëtorët e pompës së derivateve kishin informuar Policinë se derisa ishin në vendin e tyre të punës, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme./Shqip.com