Rozë

Dy muaj punë – pagesa 40 cent, aktorja tregon sfidat në fillet e karrierës

Flutura dhe Simon Tanushi, Donald Veshaj dhe Fifi

40 centë pagesë për dy muaj prova në një shfaqje që kemi bërë”.

Kështu ka deklaruar aktorja e njohur kosovare, Flutura Gashi-Tanushi, në një intervistë për SHQIP.com, ku ka treguar për sfidat dhe vështirësitë që ka kaluar në profesionin e saj.

Vështirësitë ishin financiarere – Gashi Tanushi tregoi se për punën e saj në fillim nuk e mori as edhe një 1 euro.

“Vështirësitë kanë qenë në aspektin financiar sepse ka pasur rast që kemi punuar dy muaj prova për shfaqja, dhe si përfundim jemi paguar vetëm 40 cent për punën që e kemi bërë, pastaj angazhimi në TV ka qenë sfide, shumë punë, shumë angazhime. Paraqitje çdo javë para publikut”, ka deklaruar aktorja.

Aktorja Flutura Gashi-Tanushi

Pos problemeve financiare, për pasionin e saj nuk kishte konsensus brenda famijes së saj – nëna e Fluturës ishte kundër që ajo të merret me aktrim.

“Nëna për me me shku në aktrim, më ka vendosur një kushte që më studiu një fakultet tjetër, në mënyrë që aktrimin mos me pas primar. Si përfundim u regjistrova dhe fillova me u angazhu në aktrim si student”.

Sigurisht, optimizmi e mbante gjallë në këto sfida dhe kështu ajo ia arriti. Ëndërra iu realizua.

Për publikun Gashi-Tanushi u bë e njohur gjatë rolit të saj në “Përrallë me Tupan “mirëpo rolin e ri te “Ministria e Shyhretit” e konsideron projektin më të mirë që ka punuar ndonjëherë.

“Besoj përralla ka qenë prodhimi ma i bukur edhe ma famshëm në të gjitha TV-të në Kosovë. Kështu që mendoj që ka qenë e bukur as sa ka zgjat, por Ministrinë e kemi prodhuar 98 episoda. Për mu ka qene projekti ma i miri që unë kam punuar”, ka shtuar ai.

Aktorja Flutura Gashi-Tanushi gjatë rolit të saj te “Ministria e Shyhretit”

Aktorja e thotë se projekti “mori lavdata të shumta”, nga publiki i gjerë.

“Emision familjar që ka trajtu vetëm tema familjare. Ministrin e kina kriju  edhe e kina rrite vete. Ne fakt kurrë nuk kemi marrë lavdata edhe mesazhe ma shumë edhe ma te mira nga fansat se për Ministri. Pra ministria asht “fëmija” jone i parë.

Flutura tregon se seriali është ndërprerë për shkak të kostos së lartë – por jo përgjithmonë, do të vazhdojë.

“Nuk kemi pas mundësi me prodhu ma sepse ministria ka pas konto të madhe për realizim. Kështu që kemi vendosë ta lejojmë të pushon deri të gjejmë ndonjë formë më të mire dhe me ma pak kosto”, ka thënë më tej ajo.

Flutura dhe Simon Tanushi

Jetën e saj profesionale specifike e bën edhe fakti që edhe bashkëshorti i saj është aktor. Pra, çift aktoresh.

Por, kanë diçka ndryshe; feja. Ani pse nuk besojnë njësoj ata njëjtë ia respektojnë besimin njëri tjetrit.

“Simonin e kam bashkëpunëtorin ma të mirë në botë. E plotësojmë njëri- tjetrin edhe kuptohemi edhe pa fol. Ne bashkëjetojmë, jetojmë edhe frymojmë njëjtë, pavarësisht fesë. Na harrojmë që kemi fe të ndryshme”, ka shtuar ajo.

Kjo tolerancë fetare është parë edhe në showin televiziv “Big Brother”. Aktorja nuk e la pa e komentuar spektaklin.

Tregoi që e ka mbështetur këngëtaren nga Ferizaj, Filloreta Raci si dhe sipas saj vendimi për largim është i duhuri.

“Fifin e mbështeta më shumë për shkak të akuzave, kritikave e besa edhe ofendimeve që ka pasur në opinion. Ndërsa sa i përket largimit, mendoj që ka vepruar drejtë”.

Këngëtarja, Fifi

Beson se produksioni ka përdorur standarde të dyfishta për konkurrentët.

“Produksioni nuk ja kish dhanë çmimin kryesor. Sepse produksioni ne raport me Fifin dhe banorët tjerë gjithmonë ka përdor standard të dyfishtë”.

Lexo edhe:
Aktorja Gashi: PM dhe Dagz e tradhtuan Fifin

Shtoi se për momentin banori më i preferuar për të është Antonela, ndërsa si fitues e sheh Donaldin.

“Fitues mendoj që do të jetë Donaldi ose Iliri. Edhe produksioni mendoj që e favorizon Donaldin për shkak se aktori sjellë shikueshmëri ma shume më të madhe si dhe e përdorin për komercializëm” ./SHQIP.com