Dy kuvendët shqiptare nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi e cila synon zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ky memorandum parasheh edhe intensifikimin e diplomacisë ndërkombëtare për shtimin e njohjeve për Kosovën dhe fuqizimin e saj në organizata ndërkombëtare.
“Memorandumi i Bashkëpunimit synon, ndër të tjera, zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në fushat e ligjbërjes, përafrimin e legjislacionit të të dyja vendeve dhe të secilit vend me legjislacionin e Bashkimit Evropian, intensifikimin e diplomacisë parlamentare për shtimin e njohjeve të Kosovës dhe fuqizimin e pozitës së saj në marrëdhëniet dhe organizatat ndërkombëtare, organizimin në mënyrë periodike të Tryezës së Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare, si dhe tryezave të përbashkëta mes komisioneve respektive”, shkroi Konjufca.

Konjufca tha gjithashtu se shprehë mirënjohje për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën që kontribuan në përgatitjen e këtij dokumenti të rëndësishëm ndërsa, lidhjen me Shqipërinë Konjufca e cilëson të veçantë.

“Mirënjohje e falënderime për znj.Nikolla dhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e po ashtu dhe për grupin punues që kontribuoi në përgatitjen e këtij dokumenti të rëndësishëm. Lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës është krejt e veçantë. Edhe vizionin, interesat dhe qëllimet i kemi të përbashkëta”.
Në këtë vizitë zyrtare për të thelluar edhe më teje marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë Konjufca mori pjesë së bashku me nënkryetarët Enver Hoxhaj e Bekim Arifin, sefin e kabinetit Ilir Kërçelin dhe sekretarin Ismet Krasniqi.