Dy golat e Ibrahimovic të pamjaftueshëm për Milanin

AC Milan ka bërë një hap prapa në “luftën” për kreun e tabelës në Serie A.
Skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli ka pësuar disfatë me rezultat 4-3, në udhëtim ndaj Fiorentinës.
Ishin vendasit që shënuan të parët më anë të Duncan, pas vetëm 15 minutave lojë.
Kurse, për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Saponara.
Kur pritej një kundërpërgjigje nga rososerët, ndodhi e kundërta.
Fiorentina shënoi edhe njëherë, kësaj radhe me anë të Vlahovic.
Në anën tjetër, për kuqezinjët dy gola të shpejtë i realizoi Zlatan Ibrahimovic, duke treguar edhe një herë se për të mosha është vetëm numër.
Por, përkundër faktit që ndeshja u “ndez” pas këtyre dy golave të suedezit, kjo ishte e gjitha çka mundën të bëjnë rosoerët sonte.
Në anën tjetër, vendasit shënuan edhe njëherë më anë të Vlahovic, kurse në minuta e fundit Venutti shënoi në portën e gabuar dhe ndeshja mbaroi me rezultat 4-3.
Pas kësaj humbje, Milani mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë, ndëra Fiorentina ngritet në vendin e gjashtë me 21 pikë./Shqip.com