Dy ditë pas sherrit me Cllevion, shpërthim në lokalin e Noizyt në Durrës
Publikuar:
(08.06.2022 08:49:18)

Një mjet shpërthim është vendosur në një lokal në Durrës.
Sipas mediave në Shqipëri, eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.
Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Kujtojmë se dy ditë më parë Noizy u përfshi në sherr me Kleviol Ahmetin (Cllevio Serbiano)./SHQIP.com