Dy burra rrëmbyen një të mitur në Drenas, policia jep detaje
Publikuar:
(22.03.2022 09:34:06)

Një rast rrëmbimi ka ndodhur më 21 mars në Drenas.
Policia njofton se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë një të mitur.
“Më pas e kanë liruar duke e shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë. Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, rasti duke u hetuar nga njësitë relevante./Shqip.com