Duvan Zapata e “fundos” “Zonjën e vjetër”

Kanë kaluar 14 gjiro, ndërsa rrugën për te fitorja e kanë gjetur vetëm gjashtë herë.
Juventusi është mposhtur nga Atalanta, me rezultat 0-1, për të bërë edhe një hap prapa në Serie A.
Skuadra nga Torino, hyri në këtë ndeshje pas një deklasimi që e kishte pësuar nga Chelsea, e cila e mposhti me rezultat 4-0.
Siq duket, juventinët ende nuk e kanë “marrë veten” nga ajo disfatë dhe u “gjunjëzuan” edhe një herë në fushën e gjelbër.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Duvan Zapata, në minutën e 18-të.
Ndërsa, asistues ishte Berat Xhimshiti.
Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Gian Piero Gasperini mbetet në vendin e katër, me 28 pikë të grumbulluara.
Kurse, Juve është në vendin e tetë dhe tashmë është 11-të pikë nga Napoli është lider.
Në përgjithësi, kjo isjte humbja e pestë në këtë sezonë – që deri më tani ka qenë dëshpërues për ta. /Shqip.com