Durrësi vërshohet nga reshjet e shiut
Publikuar:
(24.08.2022 09:12:15)

Në qytetin e Durrësit gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të shtuar.
Gazetari Leonidha Musaj raporton se shiu ka sjellë përmbytje në rrugët e qytetit, raporton abcnew.al.
Siç shihet nga pamjet rrugët janë mbuluar nga uji, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkaq, meteorologët kanë parashikuar që edhe ditën së enjte do të ketë vranësira dhe reshje thuajse në të gjithë territorin e vendit./Shqip.com