Durrës-Prishtinë me tren, Balluku: Projekti për hekurudhën hapet këtë vit
Publikuar:
(18.05.2022 18:02:50)

Shqipëria do të investojë për hekurudha në të ardhmen. Një e tillë do të ndërtohet për të lidhur Durrësin me Prishtinën.
Për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të hapur këtë projekt, raporton Euronews.
“Kjo hekurudhë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.