Lajme

Durmishi pas intervistimit: U ftova në cilësinë e të dyshuarit, jam i pafajshëm

Hysen Durmishi, zëvendësministër në MMPHI
Hysen Durmishi, zëvendësministër në MMPHI

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Në një deklarim për media ai ka thënë se ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë. Kryesisht kjo është fazë fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova të gjitha pyetjet që i kishte, për ta dëshmuar se procesi ka qenë i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikë që e kishim planifikuar”, ka thënë Durmishi pas intervistimit nga Prokuroria.

“Dhe në një farë mënyre e sqarova para prokurorit pastërtinë plotë timen në gjithë akt proces”, ka shtuar Durmishi.

/Shqip.com