Durmishi: Kompanitë janë në terren për pastrimin e borës
Publikuar:
(07.02.2022 18:04:59)

Mesditën e së hënës reshjet e borës kanë filluar të mbulojnë vendin pavarësisht kësaj rrugët janë duke u pastruar.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook.
“Me të filluar reshjet e borës në vendin tonë, kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimërorë të kontraktuara nga MMPHI, kanë dalë në teren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë”, ka shkruar Durmishi.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga vozitësit që të kenë kujdes të shtuar përgjatë kësaj kohe.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë dhe të martë do të ketë reshje bore dhe shiu./Shqip.com