Duke vozitur Ferrari dhe në sfond muzikën e Noizy-t, Florian Marku rikthehet si kampion në Tiranë
Publikuar:
(01.10.2021 20:39:54)

Florian Marku, ditë më parë në mes të “London Stadium”, ka mposhtur në kategorinë “IBF”, ukrainiasin, Maxim Prodan.
Boksieri shqiptar ishte duke sulmuar që nga fillimi i këtij takimi, ndërsa arriti që edhe ta rrëzonte kundërshtarin, shkruan Shqip.com.
Ai pas kësaj është rikthyer si kampion në Tiranë, duke postuar edhe një video në llogarinë e tij në Facebook.

Floriani shihet duke vozitur “Ferrarin” në rrugët e Tiranës, teksa në sfond dëgjohet muzika e Noizy-t, “Jena Mbretër”.
Në fakt Marku dhe Noizy janë miq shumë të vjetër, më që rast reperi i ka kushtuar edhe një këngë atij.
Në anën tjetër, Marku është ngjitur në ring me një këngë të kënduar nga Noizy./SHQIP.com