Duke i rënë borive të veturave, gastronomët kundërshtojnë masat e vendosura nga Qeveria
Publikuar:
(24.10.2021 21:55:10)

Me zhurmë të borive të veturave, gastronomët e Kosovës kanë nisur protestën e tyre të paralajmëruar për të dielën në orën 21:30, transmeton Shqip.com.
Kjo mënyrë proteste e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës është shenjë pakënaqësie e masave të vendosura së fundmi nga Qeveria e Kosovës.
Organizimi i tyre është bërë për të dalë kundër këtyre masave që janë vënë në fuqi nga ekzekutivi të shtunën pasdite.
Nisja e protestës u bë nga “Rruga B” e do të vazhdojë deri para objektit të Qeverisë.
Me masat e reja Qeveria e ka zgjatur orarin e gastronomisë nga ora 21:30 deri në orën 23:00, muzika është lejuar deri në orën 21:30, përderisa qarkullimi i njerëzve është kufizuar nga ora 24:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. /Shqip.com