Dukagjini nuk ndalet, transferon edhe një futbollist
Publikuar:
(26.07.2021 14:20:32)

Skuadra e Dukagjinit nuk e ka ndërmend të ndalet këtë mërkato, shkruan Shqip.com.
Së fundmi ata kanë transferuar, ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Ahmed Januzi.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
33-vjeçari karrierën e filloi te klubi i vendlindjes, Vushtrria.
Më pas kaloi në Shqipëri te Besa e Kavajës, nga aty vazhdoi në Superligën e Ukrainës, ku për 10 vite ishte aktivizuar te klubi Vorskla.
Ai u rikthye në futbollin kosovar te Prishtina, derisa gjatë edicionit të fundit ishte pjesë e Llapit./Shqip.com