Sport Shqiptar

Duka e “transferon” Brojën te skuadra e njohur

Para ndeshjes sp sotme miqësore ndërmjet Shqipërisë e Italisë, kreu i FSHF, Armand Duka, ka dhënë intervistë për “Tuttomercatoweb”. Në veçanti ai ka folur për futbollistët shqiptarë, Armando Broja, Kristjan Asllani, Marash Kumbulla dhe e ardhmja e Shqipërisë.

“Për mendimin tim, Asllani dhe Kumbulla duhet të lëvizin në një klub tjetër ku mund t’u besojnë më shumë. Këta djem janë të rinj, duhet të luajnë 90 minuta”, ka thënë Duka.

“Broja? Ishte më mirë kur ishte te Southampton, luante gjithmonë titullar, tani vetëm 20 minuta te Chelsea. Ku do të shkojë? Nuk më intereson se ku, dua vetëm që Broja të jetë mirë. Sigurisht që nëse kalon te Milani do të ishte më mirë se jam edhe tifoz me Milanin”, ka shtuar Duka.

/Shqip.com