“Duhet pushkatuar”, Noizy reagon për vrasjen e 8 vjeçarit nga fqinji i tij
Publikuar:
(17.11.2021 09:42:50)

Një fëmijë i moshës 8 vjeçare është vrarë të martën në Fier.
Sipas policisë së Shqipërisë, person i quajtur Klodian Çalamani vrau 8 vjeçarin dhe më pas e groposi në banesën e tij.
Në lidhje më këtë ka pasur reagime të shumta nga opinioni publik, ku së fundmi ka reaguar edhe reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik, Noizy.

Reperi nga Durrësi në një posti në Instagram u shpreh se është pro ligjit për pushkatim.
“Unë jam “PRO” ligjit për pushkatim. Për mostra si Klodian çalamani dhe përdhunues. Le të na vonohet edhe disa vjet anëtarësimi në Europe nuk ka gjë”, ka shkruar ai.
Ai më tej, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e 8 vjeçarit nga fqinji i tij./SHQIP.com
