Duda Balje kundër martesave të gjinisë së njëjtë: Nuk mund të dal kundër fesë
Kryetarja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka deklaruar se do të votoj kundër lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë.
Sipas Baljes, martesat mes gjinive të njëjta nuk janë pjesë e “kulturës dhe traditës” shqiptare.
Mes tjerash ajo ka përmendur që nuk mund te dalë kundër fesë muslimane, të cilës i përket deputetja.
“Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk përketë me kulturën, traditën në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”, ka shkruar Balje në “Facebook”.
Në seancën e Kuvendit që do të mbahet më 24 shkurt, në rend të ditës do të jetë shqyrtimi dhe votimi i Kodit Civil ku parashihet lejimi u martesave të gjinisë së njëjtë./Shqip.com