Rozë

Dua Lipa ‘thumbon’ britanikët nga Tirana (Video)

Pak orë nga koncerti i madh që do ta mbajë në Tiranë për nder të 28 nëntorit, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dha një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

Ajo bëri thirrje që të ndryshohet stigma e krijuar ndaj shqiptarëve dhe se të njëjtit duhet pranohen në çdo shtet që mund të shkojnë, pa u përballur me situata të pakëndshme.

“Është një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë. Janë fjalë të pakëndshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, nga të gjitha racat, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve. Kjo është ajo që mund të bëjmë, pak e nga pak. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë në çdo shtet ku mund të shkojmë, është shumë e rëndësishme të hiqen stigmat”, tha Dua Lipa.

Pas mbylljes së turit “Future Nostalgia”, Dua tha se do të vijojë të punojë për albumin e saj të tretë dhe se nuk do të ketë periudhë pushimi.

“Shoë është i njëjtë me atë që kam bërë përreth botës. Ka qenë me rëndësi që ne kemi kulturë tonën dhe ne si shqiptarë jemi krenarë, ne kemi të drejtën që duhet të krenohemi”, tha tutje Dua.

Në lidhje me pyetjen se sa pasaporta ka, ajo u shpreh se ka dy, atë angleze dhe tashmë edhe shqiptaren, të cilën e mori një ditë më parë.

Dua Lipa do të performojë sonte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në 110 vjetorin e Pavarësisë, duke shënuar kështu edhe përmbylljen e turneut të saj botëror.

/Shqip.com