Dua Lipa shëtit e maskuar rrugëve të Parisit

Dua ka marrë vëmendje jashtëzakonisht të madhe me paraqitjen e fundit në Paris.
Dua Lipa i përmbushi pritshmëritë të shtunën, duke ecur në rrugëve të Parisit, ndërsa tregoi elegancën e saj e veshur me një pallto lëkure, shkruan DailyMail.
Por e çuditshme është se si këngëtarja 26-vjeçare e fshehi tërësisht fytyrën e saj me një maskë fytyre dhe syze dielli në kryeqytetin francez, i cili njihet si një nga qendrat kryesore të modës në Evropë.

Duke shtuar ngjyra në veshjen e saj të fundjavës, fituesja e çmimeve “Brits” kishte veshur një kapele të zbukuruar në ngjyrën vjollce dhe një shall jeshil, të cilin e kishte vendosur rreth kokës.
Dua mbante një çantë të hirtë me gëzof, e cila karakterizohej me një rrip ari të trashë.

Ajo e rriti lartësinë e saj me një palë çizme elegante të zeza – të cilat kombinoheshin mjaftueshëm me veshjen e saj.
Para se të shkonte në muzeun e artit bashkëkohor, ylli i muzikës pop u pa duke dalë nga restoranti “Caviar Kaspia”, i cili u themelua në vitin 1927.
Në fillim të kësaj jave, Dua shfaqi barkun e saj të tonifikuar në disa fotografi të publikuara në Instagram, ku shfaqej e veshur me një bluzë prej lëkure në ngjyrë portokalli neoni dhe pantallona me shirita ngjyrë blu.

Dua Lipa është muza e fundit e Donatellës, pasi marka e modës “Versace” e ka bërë atë fytyrën promovuese të koleksionit të tyre aktual, i cili vlerësohet të ketë fituar mbi një milion dollarë nga shitjet.
Artistja shqiptare me renome botërore përndryshe këtë javë u nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021” në Këshillin Atlantik.

Dua, gjatë fjalimit të dhënë pas marrjes së çmimit, në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, tha ajo./SHQIP.com