Rozë

Dua Lipa pozon me flamurin kuq e zi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të përformojë të hënën në Shqipëri.

Për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ajo do ta përmbyll turneun “Future Nostalgia”, në Tiranë.

Disa orë para koncertit, Lipa ka postuar foto duke pozuar me flamurin e Shqipërisë.

“110 vjet Pavarësi, jam shumë e lumtur që jam në Tiranë, si qytetarja më e re shqiptare”, ka shkruar Lipa.

/Shqip.com