Kulturë

Dua Lipa me më shumë se dy çmime në “Billboard Music Awards”

Billboard Music Awards, ka shpallur listën e fituesve të edicionit të vitit 2022.

Ceremonia u mbajt në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Në listën e këtij edicioni, artistët më të mirë listohen si: Drake, Olivia Rodrigo, Taylor Swift dhe The Weeknd

Ndërkaq, u klasifikuan edhe artistët më të mira femra, e në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Po ashtu Lipa është edhe në mesin e artistëve me këngën më të shitura.

Kënga më e shitur e Lipës, ishte edhe “Levitating”.

Çmimet Billboard bazohen në të dhëna, bazuar në transmetimin e radios, shitjeve të albumeve dhe këngëve, si dhe angazhimit social./Shqip.com