Dua Lipa e rekordeve, shënon tjetër arritje historike

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po korr suksese të vazhdueshme në industrinë e muzikës ndërkombëtare.
Ajo një sukses të madhe e ka arritur së fundi me këngën “Levitating”, duke u bërë artistja e parë femër që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara në “Hot 100”.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në postimin në Instagram ku ka ndarë gëzimin e saj më ndjekësit.

“E pabesueshme! Mirënjohëse që e kam bërë këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të të preferuar në planet, Clearence Coffe Jr., Sara Hudson, The Coz, por kjo këngë do të ishte një asgjë pa ju djema (fansat) Ju dua, faleminderit! 35 javë në top 10 këngët më të dëgjuara”, ka shkruar Dua.
Kënga që 11 muaj nga lansimi ka marrë mbi 352 milionë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com