Teknologji

Droni i parë shqiptar që dëshmon kapacitetet e Shqipërisë në teknologji dhe inovacion

Droni i parë shqiptar

Frymëzuar nga “Defense Innovation Unit”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e teknologjive në krijimin e dronëve në fushën e mbrojtjes, kompania SKAITECH ka ndërtuar dronin e parë Shqiptar.

Fitues i çmimit ICT Inovacioni i Vitit në edicionin e 10-të jubilar të Albanian ICT Awards, droni i parë Shqiptar është një projekt zbatuar me standardet më të larta evropiane, të sigurisë së lartë dhe ka teknologjitë më të fundit të tregut, shkruan PCWorld Albanian.

SKAITECH është kompania e parë e dronëve në Shqipëri që ofron zgjidhje me anë të inteligjencës artificiale themeluar nga Altin dhe Arbi Bamllari.

Me një ekip të rinjsh kreativë të fushave të matematikës programimit, inxhinierisë mekatronikë dhe elektronikë, kompania në gamën e saj të shërbimeve ofron zgjidhje në robotikë, IoT, Cloud dhe XR. Prej me më shumë se një viti SKAITECH ka zhvilluar ekspertizën e saj me dronët, robotikën, inteligjencën artificiale dhe internetin e gjërave.

Albanian ICT Awards

Droni i parë Shqiptar ka një sërë funksionesh si inteligjencë artificiale, kamera termike, 4G dhe 5G, distancë fluturimi prej 3km dhe autonomi fluturimi.

Është i aftë të identifikojë objekte në kohë reale, të fluturojë në mënyrë të automatizuar duke shmangur pengesat për 30 minuta në largësi 3km, të rikthehet në mënyrë të automatizuar, të përdoret në misione taktike dhe të komunikojë në mënyrë të enkriptuar me stacionin e pilotit.

Krijimi i hartave, tek inspektimi i hapësirave me teknologji vizuale dhe termike, apo monitorimi i prodhimeve bujqësore dhe përdorimi i dronit për siguri publike, janë disa prej mënyrave që zbatimit të kësaj teknologjie.

Droni i parë shqiptar

Karakterizohet nga një multirotor me katër helika quadcopter që palosen ndërsa pesha prej 2.5kg e bën lehtësisht të transportueshëm. Disa prej teknologjive të aplikuara për ndërtimin e dronit janë: programim Python, printim 3D, konfigurim dhe programim firmware STM32, inteligjencë artificiale dhe përpunim imazhi dhe konfigurim i njësisë qendrore për komunikim 4G dhe 5G.

SKAITECH synon që dronin e parë shqiptar ta bëjë të konkurrueshëm edhe në tregun ndërkombëtar duke dëshmuar kështu kapacitetet e Shqipërisë në teknologji dhe inovacion. Ka përshkuar deri më sot mbi 200 km, realizuar mbi 250 misione, krijuar harta për hapësira deri në 320 hektarë dhe tërhequr vëmendjen dhe mbështetjen e mbi 30 partnerëve.

Në planet e SKAITECH është certifikimi sipas rregullatoreve të EASA (European Union Aviation Safety Agency), me CE, në kategorinë speciale