Driton Kuka: Sot jemi me popullin dhe sportistët e Ukrainës
Publikuar:
(24.02.2022 10:53:26)
Trajneri i Përfaqësues së Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka shprehur solidarizimin e tij – me Ukrainën.
Përmes një postimi në Facebook – ai ka shkruar se është me xhudistën ukrainës, Daria Bilodid dhe të gjithë sportistet tjera nga ky vend.
“Sot jemi me popullin e Ukrainës së sulmuar.
Jemi me Bilodidin Kampionen e madhe dhe të gjithë ata sportistë e sportiste që i njohim nga arenat sportive”, ka shkruar ai në Faecbook.
Reagime – në mbështetje të Ukrainës kanë bërë dhe personalitet tjera publike – nga fusha e politikës, sportit dhe artit.