Dritëro Agolli, poeti që i qëndroi besnik lexuesëve pas shumë peripecish

I konsideruar si poeti i dheut, i njohur për vargjet e drejtëpërdrejta, të qarta, dhe ngrohta, janë disa nga veçoritë të cilat e vendosën Dritëro Agollin, si krijuesin më të njohur shqiptarë.
Dritëro Agolli, ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe i Artistëve të Shqipërisë. Lindi në Menkulas të Devollit.
Agolli, gjithashtu është një ndër shkrimtarët që ka pasur ndikim gjithashtu në rrjedhën e letërsisë bashkëkohore, duke u vlerësuar kështu për teknikën mjeshtërore të vargjeve të tij.

Agolli, i ka qëndruar besnik punës së tij dhe lexueseve pavarësisht peripecive të jetës publike, duke theksuar kështu në njërën prej vëllimeve të tij se për poetët e brezit të tij, ka lindur një epokë zhgënijmesh dhe dilemash, një epokë në të cilën duhet të rivlerësohet ajo që poetët kanë prodhuar, pa harruar apo mohuar ato vlera të drejta dhe njerëzore që kanë sjell.
Por, sipas rrëfimit të Agollit, kalaja të ideve dhe idealeve në të cilat ata kanë besuar, janë shembur të gjitha dhe në muret e saj djegin zjarret e ëndrrave të tyre, zjarre këto që kanë zgjuar një lloj tjetër vargu.
Pas, gjitha këtyre, Agolli, prapë mbetët si poeti më i vlerësuar e lexuar, në letërsinë shqiptare, e disa nga veprat e tij, gjithashtu janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.
“Hapat e mia në asfalt”, “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Mesditë”, “Komisari Memo”, roman, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, roman, “Nënë Shqipëri”, “Njeriu me top”, “Fjala gdhend gurin, ishin disa nga veprat që kanë dëshmuar krijimtarinë artistike e poetike të Agollit.
Poezi nga Dritëro Agolli
Sikur s’jetoj në vendin tim
Poezi nga Dritëro Agolli
Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qytet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.
Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën
Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi çdo çast me njëri tjetrin
s’e di nga vjen ky helm se s’kam ç’të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin
Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshët
I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetëra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërrvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.