Dritero Agolli, pasqyrim i frymës heroike

Poeti, e prozatori i njohur shqiptar Dritero Agolli, mbetet ndër shkrimtarët më me ndikim në letërsinë bashkëkohore.
Agolli, u lind më 13 dhjetor të vitit 1931 dhe vdiq me 3 shkurt në vitin 2017.
Gjatë tërë krijimtarisë letrare Agolli, u vlerësua për vargjet e tematikat që ai përdorte.
Në vargjet e tij, Agolli shprehte ndjenjat e emocionet për atdheun, dashurinë, e jetën.
Ai është konsideruar edhe si pasqyrim i frymës heroike të periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare, në veprat e të cilit fliste për ndikimin e luftës në mentalitetin e njerëzve.
Agolli, kishte fituar shumë çmime për veprat e tij. Në vitin 2011, ishte nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.
Ky titull iu dha për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet.
Agolli, në moshën 85 vjeçare, ndërroi jetë në Tiranë, për shkak të një sëmundje të rëndë në mushkëri.
Më poshtë për lexuesit e Shqip.com, sjellim poezi të Dritëro Agollit.

Lumturia ime
Ju dua, të vegjël dhe ju të mëdhenj!
Sikur të më derdhen të ligjtë përrenj,
U thyej dhe qafën, i çoj mu në djall
Me gotën përpara, me këngën me mall!
Shpesh vuaj dhe dhëmbët kërcas domosdo,
Po jeta është luftë dhe unë jam hero;
Ndaj jam i shkujdesur, pa pare në xhep,
As mbreti të drejtat s’m’i merr e s’m’i jep.
Më shtyp zgjedhë e skamjes nga viti në vit,
Por mbrëmjes me miqtë unë vitin e ndrit:
Kur mbrrijmë qëllimin dhe gazi na djeg,
Përse t’i kujtojmë ca ferra në shteg?
Ç’të merrem me fatin, me kalin gërmuq?
Pa hiqmu nga sytë, i poshtri thuthuq!
Kur brenga dhe gazi trokasin në xham,
U them: “Mirë se vini, një sofër e kam”!
Shpirti
Eshte nate dhe dhoma u fundos ne erresire,
E vetmja dritez u venit dhe u shua;
Tani per asgje s’kam deshire,
U drodh cka ishte e shenjte per mua.
Vecse ka mbetur si mall e kujtim I hershem
Dhimbja per hirin e te dashurve ne varret,
Ndaj ne germadhat e shpirtit tim te djeshem
Ende digjen e tymojne zjarret…