Sport Shqiptar

Drita transferon Kastriot Selmanin e Llapit

Intelektualët nuk kanë ndërmend të ndalen në këtë afat kalimtar.

Klubi gjilanas ka siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut të djathtë, Kastriot Selmani.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi, përmes rrjeteve të tyre sociale.

“Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola.

Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë.

Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona.

Të priftë e mbara, Kastriot”, ka shkruar Drita.

Kastriot Selmani me Kupën e Kosovës, KF Llapi

22 vjeçari pati një sezon mjaft të mirë, ku edhe fitoi Kupën e Kosovës.

Përndryshe, Drita deri më tani ka nënshkruar edhe me lojtarët si: Besnik Krasniqi, Blend Baftiu, Leonat Vitija, Iran Junior dhe Florjan Smakiqi. /Shqip.com