Sport Shqiptar

Drita transferon Blend Baftiun e Ballkanit

Blendi Baftiu është përforcimi më i ri i Dritës.

Pas transferimit të Besnik Krasniqit nga Prishtina, “Intelektualët” vazhdojnë gjahun për këmbë të reja.

Sulmuesi ka nënshkruar sot marrëveshjen gjilanasit, me dy vite plus një tjetër opsionale.

Siç njoftoi klubi, ai do t’i bashkohet menjëherë pjesës tjetër të grupit dhe do të aktivizohet në garat europiane.

Baftiu ishte ish-kapiten te Ballkani, por nuk ka arritur gjuhë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

24 vjeçari zhvilloi 24 paraqitje për kampionin e Kosovës edicionin e kaluar, ku ka arritur të shënojë tre gola dhe dy asistime.

Ai karrierë më herët ka bërë te Fc Prishtina, Flamurtari, Skënderbeu U19 dhe Ramiz Sadiku.

Teksa, pjesë e ‘portokallinjve’ ishte që nga korriku i vitit 2018. /Shqip.com