Drita transferon Besnik Krasniqin nga Prishtina
Publikuar:
(30.05.2022 21:30:35)

Drita ka bërë goditje në afatin kalimtar të verës.
Klubi gjilanas ka zyrtarizuar marrëveshjen me Besnik Krasniqin nga klubi i Prishtinës.
Kriza financiare duket se ka ndikuar që lojtarë të ndryshëm të largohen nga klubi.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte pjesë e kryeqytetasve për dy sezone.

Ai kaloi nga Ballkani te “Plisat” në verën e vitit 2020, pasi dështoi të shpallej kampion me “Xhebrailat”, diçka që e arriti vitin e kaluar me Prishtinën.

32 vjeçari pati një edicion tejet të mirë individual duke shënuar 10 gola dhe një asistim në Superligën e Kosovës.
Përndryshe, ai ka luajtur më herët në skuadra si Vëllaznimi i Gjakovës, SC Gjilani, Istogu, Feronikeli, Flamurtari, si dhe Teuta e Partizani nga Shqipëria./Shqip.com