Drita pëson humbjen e dytë radhazi në Superligë

Në Klinë udhëtuan për të arkëtuar pikët e plota, por Drita ka pësuar humbje me rezultat 1-2 ndaj Dukagjinit.
“Intelektualët” ishin të parët që shënuan në këtë takim me anë të Almir Ajzeraj i cili e tundi rrjetën në minutën e 39-të, shkruan Shqip.com.
Përkundër rasteve të mira për shënim ky ishte goli i vetëm që u realizua në këtë 45 minutësh.
Ndërsa, menjëherë pas pesë minutave lojë në pjesën e dytë ishte Ahmed Januzi që e barazoi rezultatin pas një goli të shënuar me kokë.

Nga minuta e 60-të skuadra nga Klina mbeti me një futbollist më pak në fushën e gjelbër pasi Elton Basriu u ndëshkua me karton të kuq.
E, kur mysafirët u vërsulën në sulm me të gjitha forcat, në “skenë” doli Henry Chibueze që në minutën e 87-të e shënoi golin e fitores.
Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezonë për Dkuagjnin që tashmë ka gjashtë pikë dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë.
Ndërsa, në anën tjetër për Dritën ishte humbja e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e pestë me 11 pikë./Shqip.com
