Sport Shqiptar

Drita njofton për konferencë për media, pritet shkarkimi i trajnerit Nuhiu

Skuadra e Dritës ka njoftuar për një konferencë për media në orën 13:00, ndërsa pritet që aty të njoftohet për shkarkimin e trajnerit Ardian Nuhiu, i cili e udhëhoqi këtë skuadër në katër vjetët e fundit.

Ardian Nuhiu

Ka pasur edhe më herët zëra për shkarkimin e Nuhiut, por ata u shtuan pas eliminimit nga gara e Kupës, pasi Drita dje u mposht nga Liria me rezultat 1:2.

/Shqip.com