Sport Shqiptar

Drita mposht Drenicën, Llapi ndalen nga Malisheva, Dukagjini merr fitoren e parë

KF Dukagjini

Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, Superliga e Kosovës është rikthyer me xhiron e nëntë.

Drita ka fituar 2:1, kundër Drenicës në “Stadiumin e Qytetit”.

Blendi Baftiu ia dhuroi epërsinë vendasve në minutat e parë të ndeshjes, pasi gjeti golin e epërsisë në minutën e katërt.

Por, Drenica nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 42-të, me anë të Archange Koxy, i cili shënoi nga penalltia.

Në minutat e fundit Drita gjeti edhe golin e fitores me anë të Ardit Tahirit.

Drita kryeson tabelën me 21 pikë, kurse Drenica është e pesta me 11-të.

Fitore ka shënuar edhe Dukagjini, të cilët mposhtën Ferizajn me rezultat 4:1.

Kjo ishte fitorja e parë e Dukagjinit këtë stinor.

Ishte Ferizaj që morri epërsinë në minutën e shtatë, me anë të Sefas.

Por, vendasit u kundërpërgjigjën duke shënuar kate gola.

Golat për Dukagjinin i shënuan Merlaku, Zabërgja, Gashi e Otto John.

Dukagjini mbetet në vendin e fundit, kurse Ferizaj është një pozitë më lartë.

Llapi barazoi me Malishevën në një ndeshje që përfundoi me rezultat të ngushtë 1:1.

Llapi doli në epërsi në minutën e 32-t, me anë të Benjamin Eminit, por golin e barazimit Malisheva e gjeti pak para përfundimit të pjesës së parë me anë të Hajdarit./Shqip.com