Sport Shqiptar

Drita merr kryesimin e tabelës, pas fitores në Derbin e Anamoravës

Drita ka arritur të deklasojë Gjilanin në xhiron e radhës të Superligës së Kosovës.

Derbi i Anamoravës ka përfunduar me rezultat të thellë 4:1.

Golin e parë e realizoi Blendi Baftiu – në minutën e 37-të.

Për mesfushorin me tipare sulmues – ky ishte goli i parë në këtë sezon.

Teksa, për 2-0 u përkujdes Simonovski – kur po zhvillohej minuta e 45-të.

I njëjti realizoi edhe për 3-0, teksa në rolin e asituesit ishte Almir Ajzeraj.

Simonovski kompletoi Hat-Trickun në pjesën e dytë, ne Ajzeraj që ishte përsëri asistues.

Golin e nderit për Gjilanin e shënoi Zabërgja.

Drita dhe Gjilani tashmë kanë pikë të barabarta në krye të tabelës, me nga 14, derisa Drita është në vendin e parë për shkak të golaverazhit./Shqip.com