Drita i ndan rrugët edhe me një futbollist

Pas përfundimit të kampionatit lëvizjet e futbollistëve nga një skuadër tek tjetra janë të pritshme. Duket se këtë “rregull” me ritëm më të shpejtë e ka nisur Drita, e cila sot ka njoftuar për ndarjen me një futbollist të saj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se më marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me Blakçorin.
Ai ishte pjesë e Dritës prej edicionit 2019/20 dhe regjistroi 132 paraqitje në të gjitha garat, duke arritur ta fitojë edhe titullin e kampionit të Kosovës.

Njoftimi i Dritës:
Faleminderit Ilir
Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeçare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Paq fat ILIR BLAKÇORI
FC DRITA
/Shqip.com