Drita e kerkon fitoren në stadiumin “Fadil Vokrri”
Publikuar:
(12.07.2022 16:38:02)

Ora 20:00 e kthen vëmendjen e futbolldashësve nga stadiumi “Fadil Vokrri”.
FC Drita do përballet me Inter Turkun – në kuadër të Europa Conference League.
“Intelektualët” kanë vetëm një qëllim: të arkëtojnë fitore me dy gola epërsi.

Ndeshjen e parë – ekipi i udhëhequr nga Ardian Nuhiu pësoi humbje 1-0 dhe sonte do e tentojnë rikthimin e rezultatit.
Nëse – Drita triumfon me vetëm një gol epërsi në kohën e rregullt – atëherë ndeshja do të shkojë në vazhdime. /Shqip.com