Sport Shqiptar

Drita – Ballkani, formacionet zyrtare

FC Ballkani

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me tri ndeshjet e xhiros së gjashtë të dielën.

Primarin kryesor këtë fundjavë e marr përballja ndërmjet Ballkanit e Dritës.

Me ndeshjen që fillon në ora 15:00, të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ballkani: Ljuljanovic, Thaqi, Sinani, Bekteshi, Dellova, Potoku, Abazi, Emërllahu, Zarubica, Berisha dhe Cardoso.

Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Namani, Broja, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj dhe Simonovski.

Ballkani ka rekord të 100 për qind deri më tani, me tri fitore nga po aq ndeshje, kurse Drita ka dy fitore e dy barazime.

Një pikë i ndan të dyja skuadrat, por gjilanasit kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Drita më këtë ndeshje do të jetë më e freskët, pasi ka pasur një javë pushim, përkundër Ballkanit që luajti të enjten në Conference League./Shqip.com