Art Jetese

Dridhja e duarve, ja shkaqet dhe trajtimet që ju ndihmojnë

Muskujt dhe gjymtyrët e njeriut, kaplohen nga të dridhurat, shpesh të pavullnetshme. Këto të dridhura, vërehen edhe tek gishtat, gjë që shkakton shqetësim, për vetë faktin se të dridhura të tilla mund të perceptohen si një çrregullim nervor.

Megjithatë, nëse veç dridhjes së gishtit nuk keni simptoma të tjera, atëherë nuk keni arsye për tu shqetësuar.

Dridhja e pavullnetshme muskulore mund të ndodhë si pasojë e drobitjes fizike, plogështisë ose konsumit të madh të kafesë.

Shkaktarët e dridhjes së pavullnetshme të gishtave

Përdorimi i barnave të caktuara

Përdorimi i këtyre medikamenteve mund të shkaktojë të dridhura të pavullnetshme.

Qetësuesit muskulorë

Ilaçet kundër epilepsisë,

Medikamentet për qetësim nervash,

Kortikosteroidët,

Antibiotikët.

Mungesa e magnezit

Mungesa e magnezit në organizëm shkakton kontraktime muskulore dhe dridhje. Mungesa e këtij minerali mund të shkaktohet si pasojë e abuzimit me alkoolin, përdorimi i disa medikamenteve, dhe sëmundje të caktuara.

Mungesa e vitaminës E

Mungesa e kësaj vitamine shkakton të dridhura muskulore por edhe: Vështirësi në artikulim, vështirësi në qëndrimin drejt, kufizim në funksionet mendore.

Ekspertët thonë se dridhja e pavullnetshme e gishtave që ndodh tek të rinjtë është si pasojë e tej lodhjes, përdorimit të tepruar të telefonave, lojërave dhe kompjuterëve.

Tek mjeku duhet të shkoni nëse dridhjet vazhdojnë pa asnjë shkas. Siç e mësuat më lart, në shumicën e rasteve mund të mjaftojë një suplement vitamine apo minerali si magnezi, që ky problem të zgjidhet.