Sport Shqiptar

Drenica triumfon ndaj Prishtinës, Trepça 89 e deklason Dukagjinin

KF Drenica

Kanë përfunduar dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të Superligës.

Drenica ka triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat 2-1, teksa Trepça 89 e ka deklasuar Dukagjinin 3-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj – mysafirët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi me anë të Hamitit – në minutën e 52-të.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysin rezultatin.

Momente nga takimi

Gavazaj shënoi për 1-1 në minutëne 76-të, ndërsa për të arkëtuar pikë e plota u përkujdes Abazi  – në minutën e  84-të.

Me këtë trepikësh – Drenica ngritet në vendin e katërt – me nëntë pikë, teksa Prishtina mbetet në të tretin – me dy pikë më shumë.

Tabela e Superligës

Në takimin tjetër në Mitrovicë – “xehtarët” ishin më kërkures nga fillimi dhe arktuan pikët e plota pa problem.

Tashmë – Trepça 89 ngritet në pozitën e pestë – me nëntë pikë, ndërsa Duklagjini mbetet në vendin e fundit – me vetëm dy pikë./Shqip.com