Sport Shqiptar

Drenica “dorëzohet”, Ballkani lider i ri Superligës

Ballkani, lider i ri i Superligës

FC Ballkani është lider i ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit kanë arritur që të dalin fitues në derbin e zhvilluar sot ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 3-2, shkruan Shqip.com.

Ishin mysafirët që shënuan të parët në këtë takim me anë të Kreshnik Ukës i cili e tundi rrjetën në minutën e 25-të.

Përkundër mundësive nga të dyja skuadrat, në pjesën e parë nuk pati më asnjë gol të shënuar, teksa dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë mysafirët e dyfishuan epërsinë. Edhe këtë herë, realizator ishte Kreshnik Uka i cili shënoi nga pika e bardhë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë, bar dhe teksti që thotë "pital"
Foto nga ndeshja Ballkani-Drenica

Por, ekipi vendas nuk u dorëzua dhe arriti që ta ngushtojë rezultatin vetëm pesë minuta më pas, ndërsa për golin e barazimit u përkujdes Rrustem Hoxha.

Për epilogun përfundimar u përkujdes Armend Thaqi me golin e dytë personal në këtë takim në minutën e 83-të të ndeshjes.

Një ndeshje tjetër e cila u zhvillua në të njëjtin orar ishte Malisheva-Gjilani e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Për të parë golin e parë në këtë takim u desh të pritej deri në minutën e 67-të kur për Malishevën shënoi Marc Olivier.

Por, ky gëzim i vendasve zgjasti vetëm pesë minuta pasi Gehard Progni e barzoi rezultatin për të i siguruar skuadrës së tij një pikë në këtë ndeshje.

Pas këtij barazimi, Gjliani mbetet në vendin e tretë me 13 pikë, kurse Malisheva është në vendin e katërt me një pikë më pak./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KOSOVO SUPERLIGA Superliga 2021/2022 Standings Results Fixtures Overall Home Away Form TEAM 1. FC Ballkani MP 2. G PTS Drenica 8 3. 11:6 16 Gjilani 8 10:9 14 8 Malisheva 5. 10:7 13 Drita 8 9:5 6. 12 Prishtina 7 6:5 7. 11 Feronikeli 7 10:7 9 7 Dukagjini 4:8 9. 7 KF Ulpiana 7 6:8 10. 6 KF Llapi 7 8:11 6 7 3:11 3"
Tabela aktuale në Superligë