Sport Ndërkombëtar

Dramë në “Stamford Bridge”, Arsenali e fiton derbin londinez

Chelsea është mposhtur në “Stamford Bridge” nga Arsenali në kuadër të Premier Leagues.

Pas, tre humbjeve radhazi “The Gunners” u kthyen te fitorja duke i mposhtur Kampionët e Evropës me rezultat të ngushtë 2:4.

Në këtë ndeshje janë shënuar katër gola vetëm në pjesën e parë.

Arsenali e nisi më mirë ndeshjen duke e marrë epërsinë në minutën e 13-të, ku gabimin në mbrojtjen e Chelseas e shfrytëzoi Eddie Nketiha.

Por, Chelsea u kundërpërgjigj shpejt, pasi barazoi rezultatin me anë të Timo Werners.

“The Gunners” pas një kundërsulmi të shpejt që filloi Granit Xhaka e rimorën përsëri epërsinë, kur rrjetën e gjeti Emile Smith Rowe.

Brenda pesë minutave rezultati ndryshoi përsëri me César Azpilicuetan që e gjeti golin e barazimin për skuadrën e Thomas Tuchel.

Ishte përsëri Nketiha, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje për Arsenalin.

Ndërsa Bukayo Saka nga pika e bardh vulosi fitoren e skuadrës së Artetas.

Me këtë fitore Arsenlai vazhdon luftën për një vend në top-katërshe, pasi ka 57 pikë, po aq sa ka edhe Tottenhami që është në vendin e katërt.

Nga ana tjetër Chelsea është në vendin e tret me 62 pikë të grumbulluara./Shqip.com