Drama “Pasioni”, libri më i ri i Sabri Hamitit
Publikuar:
(15.04.2023 16:01:37)

Është botuar këto ditë drama “Pasioni” e poetit dhe kritikut të njohur Sabri Hamiti, e cila është luajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 2018.
Është dramë e pasionit, edhe në kuptimin biblik të vuajtjes e pësimit, me elemente autobiografike. “Pasioni” trajton jetën e shqiptarit në teh të ekzistencës në kohë të re, e lidhur me luftën e Kosovës, në fund të shekullit të kaluar, por që universalizohet kuptimisht në kohë.
“Pasioni”, si edhe dy dramat e tjera të Sabri Hamitit, “Futa (1988) dhe “Misioni” (1997), ka ind të fuqishëm poetik.
“Pasioni” është dramë e kujtesës së Njeriut që edhe në prag të vdekjes e afirmon kultin e jetës. Dramën “Pasioni” e botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë.
/Shqip.com