Sport Ndërkombëtar

Drama në Spanjë shkon në vazhdime, Bayerni eleminohet nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve

Një dramë shkon në vazhdime, tjetra mbaron.

Real Madrid dhe Chelsea ka përunduar me rezultat 1-3, por epilogu i përgjithshëm është 3-3 dhe ndeshja shkon në vazhdime.

Teksa, Bayern Munchen ëshë eleminuar nga Liga e Kampionëve, pasi ka barazuar 1-1 ndaj Villarrealit dhe rezultati total i dy takimeve është 1-2.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Mason Mount – në minutën e 15-të.

https://twitter.com/QueG0lazo/status/1513963331253583875?s=20&t=CN1IvIWU5nVKZoeMLXBI0g
Goli i realizuar nga Mount

Pjesa e parë – nuk prodhoi më gola.

Teksa, me të filluar e dyta – londinezët u nisën përsëri në sulm.

Për 0-2 u përkujdes Antonio Rudiger – në minutën e 51-të dhe loja mori një tempo tjetër.

Goli i realizuar nga Rudiger

U prit një përgjigje nga vendasit, por nuk erdhi.

Ndërsa, Chelsea shënoi edhe një herë – më anë të Timo Werner.

Por, vendasit nuk u dorëzuan.

Dhjetë minuta para përfundimit të takimit, Rodrigo shënoi për 1-3 dhe festa shpërtheu në “Santiago Bernabeu”.

Goli i shënuar nga Rodrygo

Teksa, në takimin tjetër bavarezët kaluan në epërsi – në minutën e 51-të.

Në rrjetë topin e dërgoi Rober Lewandowski.

Për sulmuesin polak ky ishte goli i 13-të në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

https://twitter.com/birdiefootball/status/1513974031187329034?s=20&t=CN1IvIWU5nVKZoeMLXBI0g
Goli i realizuar nga Lewandowski

Kur u mendua se ndeshje përfundoi, në skenë doli S. Chukwueze dhe e dërgoi Villarrealin në gjysmëfinale.

22 vjeçari e tundi rrjetën e Manuel Neuer dhe pjesa “Allianz Arena” mbeti e heshtur./Shqip.com

https://twitter.com/Bau_Nickk/status/1513982737463586822?s=20&t=CN1IvIWU5nVKZoeMLXBI0g